NJOFTIM PËR PUNIME NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT
Të nderuar konsumatorë,
Për shkak të defekteve në rrjetin e ujësjellësit, gjatë ditës së sotme do të zhvillohen punime për sanimin e tyre. Si pasojë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në këto zona:
📍 Kufcë e Epërme
📍 Arbëria
📍 Rruga “Raif Halimi”
💧 Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe evitimit të defektit.
Për çdo përditësim, ju lutemi ndiqni kanalet tona zyrtare të informimit.
Faleminderit për mirëkuptimin!
KRU Hidromorava Sh.A. – Gjilan
📞 0800 61 000

