Jetoni Keramika, një nga emrat më të njohur në tregun e pllakave të keramikës dhe pajisjeve sanitare, ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Aura Residence për furnizimin e materialeve për të gjitha pesë lamelat e kompleksit rezidencial.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Jetoni Keramika do të sigurojë pllaka cilësore dhe pajisje moderne sanitare, duke kontribuar në standardet e larta të ndërtimit dhe komoditetit që ofron Aura Residence për banorët e saj të ardhshëm.
Përfaqësuesit e të dy kompanive e vlerësuan këtë partneritet si një hap të rëndësishëm, i cili bashkon cilësinë, besueshmërinë dhe profesionalizmin në realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme rezidenciale në zonë.
Aura Residence po vazhdon zhvillimin e projektit me ritme të shpejta, ndërsa përzgjedhja e Jetoni Keramikës si partner furnizues dëshmon përkushtimin e investitorit për të ofruar materiale të standardeve më të larta për çdo njësi banimi.
Kjo marrëveshje pritet të ndikojë pozitivisht në ecurinë e projektit, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe produkte që kombinojnë estetikën, funksionalitetin dhe cilësinë afatgjatë.
Jetoni Keramika, e njohur si një prej liderëve në sektorin e pllakave dhe sanitarisë, vazhdon të zgjerojë bashkëpunimet me projekte prestigjioze, duke forcuar pozicionin e saj si partner i besueshëm në industrinë e ndërtimit./Radio Star/










