Një detaj i pazakontë është vërejtur në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku te rezultatet preliminare të partive politike figuron data 28.12.2025, duke ngjallur reagime dhe komente në rrjetet sociale.
Sipas pamjes së publikuar nga platforma, pranë secilit subjekt politik shfaqet mbishkrimi “Preliminare 28.12.2025”, megjithëse bëhet fjalë për rezultate që nuk i përkasin asaj date.
Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një gabim teknik, një datë të mbetur nga testimet e sistemit apo për një lëshim gjatë përditësimit të platformës. Deri më tani, KQZ-ja nuk ka dhënë ndonjë sqarim publik lidhur me këtë çështje.
Mbetet të shihet nëse KQZ do të reagojë për të sqaruar arsyen e shfaqjes së datës 28 dhjetor 2025 në seksionin e rezultateve preliminar

