Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore me 54 për qind të votave në Gjilan, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen e qytetarëve për këtë subjekt politik.
Pas publikimit të rezultatit, ka reaguar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili e ka cilësuar këtë rezultat si dëshmi të besimit të vazhdueshëm të qytetarëve ndaj Vetëvendosjes dhe qeverisjes së saj në këtë komunë.

