Dje janë mbajtur zgjedhjet në Kosovë, ndërsa tashmë janë publikuar edhe rezultatet preliminare nga procesi zgjedhor.
Një detaj i pazakontë është vërejtur në qendrën e votimit të vendosur në shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan, ku Lista Serbe ka arritur të marrë një votë.
Rezultati ka ngjallur kureshtje te qytetarët, pasi bëhet fjalë për një zonë të banuar kryesisht nga shqiptarë.
Ende nuk dihet se kush ia dha votën Listës Serbe, ndërsa rezultati është evidentuar në të dhënat preliminare të publikuara pas numërimit të votave.

