Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, është arrestuar i dyshuari, mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke goditur viktimën, femër K/Shqiptare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari pas intervistimit , me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.