Radio Star kishte publikuar një video ku shihej një kamion duke ndotur ambientin, pasi nga pjesa e pasme e tij binte beton në rrugën “Qarkore” në Gjilan, duke lënë pas një segment të ndotur të rrugës.
Pas publikimit të rastit, Inspektorati i Komunës së Gjilanit ka ndërmarrë veprime ndaj kompanisë përgjegjëse, duke i shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh për shkeljen e evidentuar.
Po ashtu, Inspektorati ka apeluar tek të gjitha kompanitë dhe operatorët që të tregojnë kujdes më të madh gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre, duke paralajmëruar se në rast të shkeljeve të ngjashme, masat ndëshkuese do të jenë edhe më të ashpra.

