Pas më shumë se 40 vitesh karrierë pedagogjike, trofeve të shumtë, sukseseve të mëdha, zbulime talentësh po i thotë lamtumirë profesionit të tij të çmuar.
ot, më 15 gusht kur edhe zyrtarisht i mbush 65 vite Selim Muja del në pensionin. Ai nuk do ta ushtrojë më profesionin e pegagogut të edukatës fizike dhe zejen e trajnerit, duke lënë prapa kujtime dhe sukseset e shumta të arritura në karrierën e tij.
Selim Muja tashmë e 40 vjet është pedagog i kulturës sportive, fillimisht në Kamenicë dhe më pas në Gjilan, teksa pensionimi e gjen në shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan, aty ku edhe e pushon së ushtruari profesionin e tij.
Muja është njëri ndër trajnerët më të suksesshëm gjilanas ndër vite, teksa njëherit është edhe themelues i shkollës së pare të futbollit në Gjilan në vitin 1991.
Për disa vite drejtoi edhe ekipin e parë të Kikës nga Hogoshti, ekip me të cilën u shpall dy herë nënkampion.
Gjithashtu ishte ndihmës trajner në ekpin e parë të Klubit Futbollistik “Gjilani”, teksa kishte fituar Kupën e Kosovës në edicionin 1999/00 dhe Superkupën e Kosovës në vitin 2000.
Muja për disa vite ka drejtuar edhe moshat e Klubit Futbollistik “Gjilani”, duke filluar nga kategoritë e shpresave e gjerë tek ekipi i juniorëve, duke renditur sukseset e njëpasnjëshme, teksa disa herë ishte edhe kampion vendi.
Nën drejtimin e Mujës kanë dalë emra të njohur në futbollin kosovar, teksa disa prej tyre janë edhe pjesë e skuadrave të njohura evropiane.
Rasti konkret është ai i Mirlind Dakut, i cili ka dal nga Shkolla e Futbollit ‘Shkëndija’.
Së fundmi Muja ishte i angazhuar në Shkollën e Futbollit “Shkëndija”, aty ku e nisi në vitin 1991 dhe po e përfundon në vitin 2018, si njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në Gjilan.
Me rastin e pensionimit Muja ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët në veçanti Veton Xhemajlin e të cilin e ndau një “jetë” së bashku, të gjithë futbollistët e të cilët ka punuar, prindërit që i besuan edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre, drejtuesit e klubeve ku ka punuar, tifozët e klubeve rrespektive dhe të gjithë ata që e çmuan mundin dhe sakrificën e tij ndër vite.