KEP Trust ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me VllesaPagesa, me qëllim zgjerimin e mundësive për realizimin e pagesave të kësteve dhe krijimin e mundësive shtesë të qasjes në produktet kreditore.
Përmes këtij bashkëpunimi, klientët e KEP Trust do të kenë mundësi të kryejnë pagesat e kësteve të kredive në rrjetin e degëve të VllesaPagesa në të gjithë Kosovën. Gjithashtu, rrjeti i VllesaPagesa do të shërbejë si pikë referimi për klientët e interesuar për produktet kreditore të KEP Trust.
Ky partneritet është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të institucionit tonë për të ofruar zgjidhje sa më të përshtatshme për klientët, duke shfrytëzuar bashkëpunimet strategjike dhe kanalet alternative të shërbimit.
KEP Trust mbetet i fokusuar në zgjerimin e qasjes në financa për individët, bizneset dhe komunitetet në të gjithë vendin, duke krijuar mundësi më të mira për zhvillim dhe përfshirje financiare.
#keptrust #kredi #VllesaPagesa

