📢 Dëgjim Publik me Qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029
Komuna e Gjilanit fton të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029.
🗓 Data: 22 Qershor 2026
🕔 Ora: 17:00
📍 Vendi: Shkolla e Muzikës
Ky takim do të shërbejë si mundësi për t’u informuar mbi planifikimet dhe prioritetet buxhetore të komunës për vitet e ardhshme, si dhe për të diskutuar dhe dhënë propozimet tuaja.
Pjesëmarrja juaj është thelbësore për një proces planifikimi sa më gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje me nevojat e komunitetit.

