FC Drita ka zyrtarizuar afrimin e radhës në këtë afat kalimtar, duke prezantuar futbollistin belg William Baeten si përforcimin më të ri të ekipit.
Klubi gjilanas bëri të ditur se Baeten i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore që po zhvillohet në Bansko, ku do të vihet menjëherë në dispozicion të stafit teknik për përgatitjet para sfidave të sezonit të ri.
Mesfushori ofensiv vjen nga Flamurtari i Vlorës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e klubeve të njohura rumune si FCSB dhe Universitatea Craiova.
Me afrimin e Baeten, Drita vazhdon të forcojë skuadrën në prag të garave vendore dhe paraqitjeve në arenën evropiane.
“Mirë se vjen, William”, shkroi FC Drita në njoftimin zyrtar të klubit.

