Për projektin e “Bulevardit…” në Gjilan
LOTËT E KROKODILIT, FJALA PAS KUVENDI DHE PUSHKA PAS LUFTE, NUK BËJË PUNË, JANË VEÇ BROÇKULLA E HAJGARE!
Të nderuar miq e qytetarë të Gjilanit;
Po i shoh këtyre ditëve disa reagime të individëve në cilësinë e personave fizik por poashtu i pashë edhe së paku dy reagime të dy personave zyrtar, njëri nga radhët e LDK e tjetri nga radhët e PDK, lidhur me realizimin e projektit “Bulevardi i qytetit”.
Ata të parët po e shprehin këndvështrimin e tyre pavarësisht nëse kanë ngarkesa ideologjike ose jo por, përderisa nuk përfaqësojnë ose nuk përfaqësohen në institucionet e komunës, për mua, mbesin zëra të çiltër të qytetarëve që janë sadopak aktiv dhe që pajtohen oe jo me ndonjë zhvillim në qytetin dhe në komunën e tyre. Dhe sa më shumë që bashkohen këso zëra, aq më i shëndetshmëm bëhet debati publik, më kualitative bëhet vendimmarrja dhe më e denjë bëhet demokracia. Por, këtu është një defekt i madh, për të cilin dua të flas më poshtë: Reagimet e stërvonuara.
Këta të dytët, që vijnë nga subjektet politike opozitare dhe që kanë përfaqësime në kuvend e në strukturë ekzekutive të komunës, me reagimet që i bëjnë, veç sa e dëshmojnë se janë ende “gjallë” diku por janë plotësisht të vonuar, të molisur e të mjegulluar qoftë nga mungesa e informimit ose e neglizhencës për zhvillimet e viteve të fundit në qytetin e tyre, qoftë nga plogështia kronike që e manifestojnë me vite e njëri prej tyre edhe me dekada në politkbërjen dhe opozitarizmin e keq me komunën e me shtetin.
I tillë është edhe rasti i atyre të parëve (i qytetarëve që e shprehin këtyre ditëve brengën e tyre se çka po ndodhë me parkun dhe në përgjithësi me zemrēn e qytetit të tyre) sepse tashmë projekti është në fazën e realizimit intenziv të tij.
Nuk e thonë kot “Fjala pas Kuvendi e pushka pas luftës, nuk bëjnë punë”!
Né kontekstin e zhvillimeve në qendër të qytetit të Gjilanit, të cilat zhvillime janë paralajmëruar nga kryetari i komunës së paku tri vite më heret (kah mesi i vitit 2023), natyrshëm lindin disa pytje:
1.
Çfarë bënë subjektet opozitare (e njëri në fillim të mandatit 2022 – 2025 ishte edhe në pushtet me LVV) që ti sqaronin subjektet e tyre politike dhe publikun e gjërë për këto nisma të kryetarit dhe të qeverisë komunale?
2.
Cilat janë kërkesat dhe trysnia zyrtare që përfaqësimet opozitare në kuvend (LDK, PDK, AAK…) i kanë bërë kryetarit dhe kuvendit për transparencë rreth projektit që promovohej se do të vinte në qendër të qytetit?
3.
Le të themi që grupet opozitare (por edhe shoqëria civile dhe iniciativat eventuale qytetare) u angazhuan për ta bërë projektin transparent e të qartë për secilin prej nesh por pushteti ishte “i shurdhër”, atëherë lind pytja se çfarë ndërmori kjo opozitë brenda e jashtë kuvendit për t’i thënë STOP “arrogancës” së pushtetit dhe për ta detyruar këtë të fundit në llogaridhënie brenda kornizës ligjore e procedurale?!
4.
Cilat janë faktet relevante të angazhimit që patjetër do të duhej të ndodhte nga opozita dhe nga pjesa tjetër e shoqërisë së Gjilanit sipas pytjeve në pikat (1.) deri (3.)?
Përderisa publiku nuk e posedon asnjë dëshmi të fortë për angazhmimin e atyre që janë zgjedhur për t’i përfaqësuar interesat e tyre në kuvendin e komunës por edhe të organizatave eventuale civile, çdo reagim i tanishëm i vonuar është veç farsë dhe siç thuhet ndryshe, “derdhje e lotëve të krokodilit” që i bie sa për t’thënë diçka e për ta aktrue ndjenjën e brengës e të mërzisë.
Ky aktivisti e funksioneri tradicional i PDK, e kishte krahasue parkun me një trashëgimi aq me vlerë sikur të ishte një ekzemlar i vetëm i një libri të rrallë e unikat i cili tani po e përjetonte “zhbërjen” e tij “vandale” nga një pushtetit lokal arrogant.
Sërish këtu lind pytja:
Po të ishte angazhue ky aktivisti i PDK për me e kuptue me kohë esencën e projektit dhe po të ishte bindur eventualisht se aty do të vinte një park plotësisht i ri, më i bukur se ky që ishte, në harmoni me nevojat e komunitetit e të zhvillimeve përreth, a do ta bënte një “vajtim” të tillë të vonuar sikur ky sot?!
Besoj shumë që nuk do ta bënte.
Ky prishësi kronik i LDK, i cili, për tetë vite me radhë ishte angazhue që të mos e mirëmbajë por përkundrazi, ta degradojë parkun sa më shumë, sepse e shihte si vepër të mirë të qeverisjes së PDK, sot del e vajton se Gjilanit iu prek një aspekt themelor identitar i trashëgimisë historike e kulturore po kur e zhvendoste përmendoren e LNÇ me aq lehtësi dhe pa e pyetur e pa e njoftue asked, (të vendosur aty në vitet ’50 pas LII botërore), kjo nuk i bënte fare përshtypje sepse atëherë ishte ai monarku “prente e çepte” vet dhe këtë e bënte për një grusht vota e për me i mshelë do “gropa” nga e kaluara e vet shumë e mangët e besa edhe shumë e dyshimtë!
Është pikërisht ky ai politikani hardall që mori hyrysh dhe i prishi gjithandej planet rregulluese urbane me ndërhyrje joligjore dhe shkoi aq larg sa ia dha bashkësisë islame të Gjilanit tokën në zemër të qytetit dhe pastaj ia dha edhe “lejen e ndërtimit” pa bazë ligjore e duke e shkelur rëndë interesin e publikut.
Është po i njëjti njeri i cili dha tokë të komunës poashtu pa transparencë për bizneset e jaranave të tij dhe shpronësoi pronarë tokash me çmime astronomike e vlera milionëshe por kurrë nuk e thirri askush në përgjegjësi sepse heret e patën kapur të gjitha subjejtet e vjetra me marrëveshje, “bashkë e vllaznisht” sistemin e drejtësisë së kalbur të Kosovës.
E tash, çfarë ndodhi që tash ky njeri u bë “zëri i qytetarëve” dhe po i dhimbset aq fort rrënimi i parkut (të deridjeshëm) të qytetit që na paska qenë një trashëgimi e rrallë?!
Mua, nuk m’befason aspak sjellja e tij por jam shumë i befasuar që këtij njeriu ende i beson një pjesë e shoqërisë së Gjilanit, e Anamoravës dhe e Kosovës përkundër që ky, për me mbijetue në politikë aq shumë dëme i ka bërë kësaj komune, këtij rajoni sikur edhe krejtë shoqërisë e shtetit të Kosovës.
Është vërtetë e dhimbshme kur e sheh se në duar të kujt ka mbetë sot opozita dhe shoqëria civile (thuaja inekzistente) në Gjilan e në Kosovë.
Kjo që e thash, aspak nuk e justifikon sjelljen e pushtetit aktual në Gjilan nëse ai nuk ishte transparent me publikun për të gjitha zhvillimet.
Unë e shprehu keqardhjen time që nuk i pata mundësitë as mekanizmat me qenë më aktiv dhe më pranë zhvillimeve në Gjilan sepse që të gjithë jemi përgjegjës për krejtë të mirat e të këqiat që i ndodhin kësaj komune dhe vendit tonë.
M’pëlqeu reagimi i sotëm i degëve të opozitës në Gjilan kundër inicimit të dhënies së tokës komunale në shfrytëzim afatgjatë (99 vjet) siç thuhej në reagim, pa transparencë dhe pa konkurrencë.
Toka e komunës nuk mund të ipet për afat të gjatë pa një studim të mirë të interesit të dyanshëm afatgjatë publik e privat. Dhe sidomos jo për 99 vjet sepse me ligj ajo mund të ipet prej 16 vite e më shumë, deri në 99. Dhe varësisht nga aktiviteti kjo dhënie duhet të bëhet me transparencë të plotë për publikun dhe në bashkëpunim të ngushtë me opozitën dhe shoqërinë civile (sidomos me median).
Ky është roli i opozitës. Ajo duhet të rrijë “zgjuar” 24 orë në ditë dhe 365 ditë të vitit.
Ndryshe, pushteti për nga vet natyra e tij është prishës. Nga të qëndruarit në pushtet nuk prishet vetëm ai zyrtar e ai funksioner që ka edukim të thellë e të gjërë kombëtar e njerëzor. Ata zakonisht janë shumë të rrallë prandaj edhe demokracia moralin e qeverisjes e ka sanksionue me kushtetutë e me ligje po asësesi me vlerësim subjektiv të individit.
Shpresoj që zhvillimet në Gjilan janë në harmoni me interesat e qytetarëve të tij. Nëse na del ndryshe, po e them edhe njëherë, përgjegjësia e madhe bie mbi pushtetin po kjo nuk na amneston neve të gjithëve që kemi soditur nga larg dhe nuk kemi qenë aktiv në diskutimet për zhvillimet në komunën dhe në shtetin tonë.

