Gjilan- Një person është arrestuar nën dyshimin se sulmoi me shufër hekuri një tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Gjilan 22.06.2026 – 18:45. Me 23.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar dhe ky i fundit e ka sulmuar me shufër hekuri disa herë në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

