Në ambientet e Hotel Gallery është zhvilluar një vizitë e veçantë nga Ambasadorët e Paqes, të cilët u pritën me nderime nga menaxhmenti i hotelit. Vizita u zhvillua në kuadër të aktiviteteve promovuese për paqen, bashkëpunimin dhe zhvillimin ndërkombëtar.
Gjatë qëndrimit të tyre, Ambasadorët e Paqes u njohën nga afër me investimin, standardet e larta të shërbimit dhe infrastrukturën moderne të Hotel Gallery, duke vlerësuar angazhimin për ofrimin e një mikpritjeje cilësore dhe profesionale.
Në këtë takim u theksua gjithashtu rëndësia e Vitisë si destinacion i ardhshëm i ngjarjeve me karakter ndërkombëtar, ku Komuna e Vitisë do të jetë mikpritëse e “Samitit Botëror të Paqes për të Rinjtë 2026”.
Ky samit i rëndësishëm pritet të mbahet nga data 26 deri më 29 gusht 2026, ndërsa pjesëmarrësit do të akomodohen në Hotel Gallery gjatë gjithë periudhës së eventit.
Ky zhvillim vlerësohet si një hap i rëndësishëm që e pozicionon Vitisë në hartën ndërkombëtare të dialogut, bashkëpunimit dhe promovimit të paqes, duke sjellë në fokus rolin e të rinjve në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më paqësore.

