Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar sot në rrjetet sociale fotografi nga punimet në objektin e ri komunal, ku shihet procesi i betonimit të pllakës së ndërtesës.
Në postimin e tij, Hyseni ka bërë të ditur se punimet në këtë projekt po vazhdojnë, duke lënë të kuptohet se fazat e ndërtimit po ecin sipas dinamikës së planifikuar.
Ky publikim vjen në një kohë kur projekti ka qenë edhe pjesë e diskutimeve publike dhe reagimeve nga përfaqësues të opozitës, të cilët më herët kanë shprehur qëndrime kritike lidhur me ecurinë e punimeve.
Megjithatë, pamjet e publikuara nga kryetari i komunës sugjerojnë vijim të intensifikuar të aktiviteteve ndërtimore në terren, duke theksuar avancimin e projektit të objektit të ri administrativ komunal.

