A KE NJË FOTO APO VIDEO QË TREGON HISTORINË E KAMENICËS? 📸🏞️
Një rrugë e dikurshme, një festë tradicionale, një peizazh mahnitës, një kujtim i paharruar. A ke një fotografi të vjetër që ruan kujtime të veçanta? Apo një video që pasqyron bukuritë, traditat dhe jetën e Kamenicës, e që flet më shumë se mijëra fjalë?
Tani është koha ta ndash me të gjithë!
Në kuadër të “Kamenica Summer Fest”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport shpall konkursin e fotografisë dhe videos “Kamenica ndër vite”, një mundësi unike për të sjellë në dritë kujtimet, historinë, bukuritë natyrore dhe transformimin e qytetit tonë ndër vite.
🎥📷 Kërkojmë fotografi dhe video që tregojnë:
✨ Kamenicën e dikurshme dhe të sotme
🏛️ Trashëgiminë kulturore e historike
🌳 Bukuritë natyrore
🏘️ Jetën në qytet dhe fshatra
🎉 Traditat, ngjarjet dhe momentet që na bashkojnë
🏆 FITO NJË NGA ÇMIMET:
🥇 Vendi I – 500 €
🥈 Vendi II – 300 €
🥉 Vendi III – 200 €
📅 Afati i fundit për aplikim: 10 korrik 2026
📧 Dërgo punimet në: info.kamenica@rks-gov.net
📍 Ose dorëzoji në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë (QSHQ).
Fotografia jote mund të bëhet pjesë e ekspozitës së “Kamenica Summer Fest” dhe të ndihmojë në ruajtjen e kujtesës kolektive të qytetit tonë. Kjo është mundësia jote që përmes objektivit tënd të bëhesh pjesë e rrëfimit të Kamenicës ndër vite.
📖 Trego historinë.
📸 Kap momentin.
❤️ Promovo Kamenicën.
https://kamenice.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/06/16204.pdf

