Nëse dështojnë institucionet ta pengojnë ndarjen, ju mbetet qytetarëve t’i dalin zot vendit.
Nuk është hera e parë që Presidenti Thaçi i përvetëson idetë e të tjerëve si të vetat dhe të angazhohet ti realizoj, nëse ato i shkojnë për shtati ati, edhe pse shpesh hapur shihet se ato e dëmtojnë Kosovës.
Filloi me çarmatosjen e UÇK-së, decentralizimit në baza etnike, demarkacionit me Malin e Zi, Asociacionin/bashkësinë e komunave me Shumicë Serbe, Gjykatën Speciale dhe së fundi me iniciativën më të dëmshme “Korrigjimin e Kufijve”, ku vazhdimisht e potencon bashkimin e Preshevës me Kosovën, duke e “harruar” Bujanocin dhe Medvegjën dhe pa i përmendur katër komunat veriore që sipas planit të hartuar nga ekspertët serb, në rast të marrëveshjes për këmbim të territoreve, duhet t’i bashkëngjitën Serbisë.
Sipas planit të hartuar nga ekspertët serb, të përkrahur edhe nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, përmes të shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Serbia, nga ky këmbim, përfiton mbi 1000 kilometra katror sipërfaqe, kjo do të thotë se Kosova i humb 10 për qind të territorit të saj, e humb rreth gjysmën e “Trepçës”e humb Ujmanin dhe rreth 100 milion euro në vit, nëse arrin ta imponoj projektin e saj, pra ta shkëmbej Preshevën me Zveqanin, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Pjesën Veriore të Mitrovicës e cila pas luftës u pastrua etnikisht, duke i dëbuar rreth 12.000 banor shqiptar, për kthimin e të cilëve nuk janë angazhuar asnjëherë seriozisht institucionet e vendit.
Këtë ide të Serbisë, që ka për qëllim hapjen e rrugës për integrim në BE dhe për përfitimet e lartpërmendura, Presidenti i Vendit e ka përvetësuar si të veten dh po bënë përpjekje ta realizoj, me qëllim të mbijetesës politike dhe ikjes nga akuzat e mundshme që priten nga Gjykata Speciale.
Para korrigjimit të kufijve, Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, t’i kthej të pagjeturit, t’i paguaj dëmet e luftës, t’i jep fund ndërhyrjes në punët e brendshme të Kosovës, ta kthej fondin pensional dhe fondet tjera që nuk i ka kthye kurrë, e parasëgjithash ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Të gjithë e din se është e pamundur të korrigjosh kufi ose të këmbesh territore me një shtet i cili nuk ta njeh pavarësinë dhe territorin e shtetit të Kosovës e konsideron territor të vetin.
Një gjë të tillë e din edhe Thaçi, por nuk është hera e parë që për interesa banale ai ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin. Një gjë e tillë nuk bënë të përsëritet, atë nuk duhet ta lejon Kuvendi i Kosovës.
Nëse Kuvendi dështon ta kryej punën e vetë si duhet, si që ka ndodh disa herë në të kaluarën, ju mbetet qytetarëve të Kosovës, t’i dalin zot vendit, që përmes protestave masive, paqësore e demokratike, ta pengojnë ndarjen dhe de funksionalizimin e mëtutjeshëm të vendit.
Ismajl Kurteshi, gusht 2018