Klubi i Dritës ka rikthyer në radhët e veta mbrojtësin Hajdin Salihu, mëson Radio Star.
Sipas informacioneve të siguruara nga Radio Star, mbrojtësi tashmë i është bashkuar skuadrës së Dritës në fazën përgatitore që po zhvillohet në Bansko të Bullgarisë.
Salihu rikthehet te bardhekaltërit pas periudhës së kaluar larg klubit, ndërsa pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv në prag të sfidave të reja.
Në ditët në vazhdim, Drita pritet ta zyrtarizojë edhe publikisht transferimin e Hajdin Salihut.

