Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. Sipas njoftimit, pas pranimit të verifikimeve nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme prej 100 eurosh.
Postimi i plotë:
“Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. Pas përfundimit të procesit të verifikimit dhe pranimit të të dhënave nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues ka finalizuar listën e studentëve të kualifikuar për mbështetjen e njëhershme prej 100 eurosh.
Kjo mbështetje synon të lehtësojë barrën financiare të studentëve dhe familjeve të tyre në përballje me rritjen e kostos së jetesës. Të gjithë përfituesit e aprovuar do t’i kenë mjetet e transferuara në llogaritë e tyre bankare.”.

