Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë ditës së sotme, ku ekipi i TV Dukagjinit u pengua dhe u shty fizikisht gjatë kryerjes së detyrës së tyre profesionale.
Përmes një reagimi publik, Hyseni e dënoi ashpër ngjarjen, duke theksuar se Komuna e Gjilanit distancohet plotësisht nga veprimi në fjalë dhe se personi i përfshirë nuk është zyrtar komunal.
Ai gjithashtu akuzoi LDK-në dhe PDK-në për përpjekje që, sipas tij, ta politizojnë rastin për qëllime propaganduese.

