Asambleistja e AAK-së, Ardita Ukshini, ka reaguar pas seancës së sotme të Kuvendit Komunal, duke pretenduar se gjatë mbledhjes një nga drejtorët komunalë ka ofenduar një qytetar që ishte i pranishëm në sallë, duke e quajtur “kastravec”.
Sipas Ukshinit, një gjuhë e tillë është e papranueshme nga zyrtarët publikë dhe cenon dinjitetin e qytetarëve që marrin pjesë në seancat e kuvendit.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Ardita Ukshinit:
Përpos zhvillimeve të tjera në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, u regjistrua edhe një incident i papranueshëm. Një nga drejtorët e Komunës së Gjilanit iu drejtua një qytetari, i cili ndodhej brenda në sallën e Kuvendit, me fjalën ofenduese “kastravec”. Një gjuhë e tillë nuk i ka hije një zyrtari publik dhe dëmton kulturën e debatit institucional.

