NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË PLANIFIKUAR TË FURNIZIMIT ME UJË
📍 Zona: Të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Përlepnicë
📅 Data: 27 qershor 2026 (e shtune)
🕘 Ora: 11:00 – 19:00
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se për shkak të punimeve të planifikuara për ndërrimin e pompave kryesore në FPU Përlepnicë do të ndërpritet procesi i trajtimit dhe furnizimit me ujë gjatë intervalit kohor 11:00–19:00.
Lusim konsumatorët që të sigurojnë sasi të nevojshme të ujit për nevojat e tyre gjatë kohës së ndërprerjes.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan
📞 0800 61 000

