Plakja e elektoratit po rrit ndikimin e qytetarëve të moshuar në referendumet dhe zgjedhjet federale.
Gjysma e qytetarëve që marrin pjesë në votimet federale në Zvicër janë tashmë mbi 60 vjeç, sipas një analize të institutit Avenir Suisse.
Kjo prirje lidhet me plakjen e popullsisë dhe me pjesëmarrjen më të lartë të të moshuarve në votime, krahasuar me gjeneratat e reja, transmeton albinfo.ch.
Ekspertët vlerësojnë se kjo mund të ndikojë gjithnjë e më shumë në rezultatet e referendumeve dhe në prioritetet politike të vendit. Temat si pensionet, sigurimet shëndetësore dhe kujdesi social mund të marrin peshë më të madhe, ndërsa çështjet që prekin më shumë të rinjtë, si strehimi, arsimi apo klima, rrezikojnë të kenë më pak ndikim politik.
Sipas analizës, nëse trendi vazhdon, pesha elektorale e qytetarëve të moshuar në Zvicër pritet të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme.

