Danezi Peter Sorensen gjatë një diskutimi në Forumin e Dubrovnikur ka folur për Marrëveshjen e Ohrit të cilën e ka quajtur zotim ndërkombëtar të palëve edhe pse nuk është e firmosur.
I pyetur nga gazetari Michael Martens i cili e ka moderuar diskutimin ku ka folur edhe Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca rreth saj, Sorensen ka thënë se është këshilluar me juristë edhe në Bruksel edhe në Nju Jork.
“Po marrëveshja është valide. Jurisprudenca GjND është e qartë, nuk duhet nënshkrim për një marrëveshje ndërkombëtare. Kjo cështje mund të shtrohet ose vihet në pikëpyetje kur janë 2 palë në dialog, por dialogu i ka 3 palë në dhomë, ne kemi qenë aty kur është bërë, e kemi mirëpritur, konkluzat e Këshilli të BE në mënyrë të përsëritur e kanë si referencë këtë marrëveshje” ka theksuar danezi.
“E kam kontrolluar edhe vetë se cili është statusi i marrëveshjes, dhe deri tani i kemi 19 marrëveshje mes palëve, dhe unë i kam konsultuar juristët, jo vetëm në orbitën tonë në Bruksel por edhe juristët në Nju Jork, është e qartë se Marrëveshja e Ohrit është një zotim ndërkombëtar. Nuk është një tekst Traktati, këtu edhe shpesh ka konfuzion,por një zotim ndërkombëtar. Ne si BE e kemi mirëpritur kështu që është e qartë e konsiderojmë so zotim valid ndërkombëtar që duhet të respektohet”, ka thënë ai.

