Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur pas mbledhjes që kryesia e kësaj partie e ka mbajtur me kryetarët e degëve.
Ai para mediave u shpreh se nuk ka pasur asnjë takim me liderin e VV-së njëherësh kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
“Më lejoni ta konfirmoi edhe njëherë. As nuk kemi pasur ftesë as nuk iu kemi ofruar askujt. Parimet gjithëpërfshirëse sipas rezultatit të fundit e njohin të drejtën e partisë së parë dhe i njohin të drejtat tona lidhur me peshën që na e kanë dhënë qytetarët.
Takime nuk ka pasur deri në momentin që po flasim sepse nuk ka pasur asnjë ftesë”, u shpreh Haziri.

