Ish-kapiteni i Dritës, Ardian Limani, pritet t’i bashkohet SC Gjilanit gjatë këtij afati kalimtar.
Burime brenda klubit kanë bërë të ditur për Radio Star se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i transferimit.
Limani sezonin e fundit ishte pjesë e Prishtinës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën e disa skuadrave të njohura të futbollit kosovar.
Tashmë mbetet vetëm që SC Gjilani ta zyrtarizojë transferimin në ditët në vijim.

