King Light ka zgjeruar praninë e saj duke hapur showroom-in më të madh të ndriçimit në Kosovë, me një hapësirë prej mbi 1000 metra katrorë, ku klientët mund të gjejnë një gamë të gjerë produktesh dhe zgjidhjesh për çdo ambient.
Në showroom-in e ri ofrohen mijëra produkte të ndriçimit, duke përfshirë zgjidhje moderne dhe funksionale për shtëpi, lokale, zyra dhe projekte të ndryshme, me fokus në cilësi, dizajn dhe efikasitet.
Me rastin e hapjes, King Light ka nisur edhe një fushatë promocionale, duke ofruar zbritje deri më 11 korrik për një numër të madh produktesh.
Showroom-i i ri ndodhet në Çagllavicë, afër nënkalimit, në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, dhe është i hapur për të gjithë ata që kërkojnë zgjidhje cilësore për ndriçim.

