Po kërkon një vend ku mund të kryesh disa gjëra njëherësh? Te BELTI i ke të gjitha në një adresë.
Ndalohu për të shijuar një kafe cilësore në ambientin tonë modern dhe mikpritës, pastro makinën tënde me shërbimin Self Wash, ku ke gjithçka që të duhet për ta bërë automjetin të shkëlqejë, ose zgjidh një automjet nga shërbimi ynë Rent a Car për udhëtimet e tua, qoftë për nevoja personale apo biznesi.
Te BELTI, synimi ynë është të të ofrojmë komoditet, cilësi dhe shërbim profesional. Kursen kohë, përfiton nga shërbime të besueshme dhe i kryen të gjitha në një vend, me staf të gatshëm për t’ju shërbyer.
Caffe Bar – Kafe dhe pije në një ambient të këndshëm.
Self Wash – Pastro makinën shpejt dhe me lehtësi.
Rent a Car – Automjete të mirëmbajtura me qira, për çdo udhëtim.
Ju mirëpresim te BELTI, në lagjen Arbëri, në Gjilan, afër çerdhes së re. Ejani dhe përjetoni komoditetin e tre shërbimeve në një vend!

