PROTEC SH.P.K.
Shpall Konkurs për Vende të Lira Pune
PROTEC SH.P.K., kompani e specializuar në projektimin, prodhimin dhe montimin e
dyerve, dritareve dhe fasadave, fton profesionistë të motivuar dhe të përkushtuar t’i
bashkohen ekipit tonë.
Pozitat e lira:
• Arkitekt/e
• Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë ose Makinerisë
• Asistent/e Administrativ/e
1. Arkitekt/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Hartimi dhe përgatitja e vizatimeve teknike.
• Përgatitja dhe zhvillimi i projekteve sipas kërkesave të klientit.
• Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe të prodhimit.
• Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe ofertave.
Kualifikimet:
• Diplomë Bachelor ose Master në Arkitekturë.
• Përvojë pune në pozita të ngjashme (përparësi).
• Njohuri të programeve ArchiCAD, AutoCAD dhe Microsoft Office.
• Njohuri të gjuhës angleze; njohja e gjuhës gjermane konsiderohet përparësi.
• Patentë shoferi, kategoria B.
2. Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë ose Makinerisë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Menaxhimi i projekteve të kontraktuara dhe mbikëqyrja e punimeve në terren.
• Matja në objekt dhe përgatitja e vizatimeve teknike sipas gjendjes ekzistuese.
• Përgatitja e ofertave dhe dokumentacionit teknik.
• Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit dhe montimit për realizimin e projekteve.
Kualifikimet:
• Diplomë Bachelor ose Master në Ndërtimtari, Makineri ose fushë të ngjashme.
• Përvojë pune në pozita të ngjashme (përparësi).
• Njohuri të programeve ArchiCAD, AutoCAD dhe Microsoft Office.
• Njohuri të gjuhës angleze; njohja e gjuhës gjermane konsiderohet përparësi.
• Patentë shoferi, kategoria B.
3. Asistent/e Administrativ/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Kryerja e detyrave administrative dhe organizative.
• Menaxhimi i dokumentacionit dhe komunikimit administrativ.
• Mbështetje për departamentet e kompanisë sipas nevojave të administratës.
• Pranimi dhe regjistrimi i faturave në programin përkatës.
• Evidentimi periodik i gjendjes së stokut të materialeve.
• Përgatitja e porosive të materialeve në përputhje me nevojat e kompanisë.
• Dërgimi i kërkesave dhe porosive te furnitorët.
Kualifikimet:
• Diplomë universitare në Administrim, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
• Njohuri shumë të mira të Microsoft Office.
• Njohuri të gjuhës angleze; njohja e gjuhës gjermane konsiderohet përparësi.
• Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe punë në ekip.
Ne ofrojmë:
• Ambient pune profesional dhe dinamik.
• Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.
• Angazhim afatgjatë për kandidatët e suksesshëm.
• Pagë konkurruese, në përputhje me kualifikimet dhe përvojën.
Lokacioni i punës:Bresalc, Gjilan
Afati i aplikimit:08.07.2026 – 17.07.2026
Si të aplikoni?
Dërgoni CV-në tuaj, duke specifikuar pozitën për të cilën aplikoni, në adresën elektronike:
E-mail: info@protec-ks.net ose dorëzojeni personalisht në zyrat tona:Magjistralja Gjilan – Prishtinë, km 10, Bresalc
Tel.: +383 45 305 871
Ju falënderojmë për interesimin tuaj!
Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme
të procesit të rekrutimi

