Një tjetër histori suksesi që vjen nga mërgata shqiptare.
Talenti i ri kosovar Leonis Elezaj, futbollist i akademisë së klubit gjerman Hertha BSC, po vazhdon të bëjë hapa të mëdhenj në karrierën e tij të hershme sportive.
Vetëm në moshën 11-vjeçare, Elezaj ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke nënshkruar kontratë me gjigantin botëror të pajisjeve sportive Nike, një arritje e rrallë për një futbollist kaq të ri.
Në ditëlindjen e tij të 11-të, Leonisi u takua me përfaqësues të komunitetit shqiptar, ku mori si dhuratë një top me simbolet e Kosovës. Talenti i ri nuk e fshehu dëshirën e tij më të madhe: të veshë një ditë fanellën e Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova dhe ta përfaqësojë vendin e tij me krenari në arenën ndërkombëtare.
Historia e Leonisit është një dëshmi se talenti, puna dhe përkushtimi i të rinjve tanë po shpërthejnë në skenat më të mëdha të futbollit evropian.
Kosova vazhdon të prodhojë talente që po e ngritin flamurin kuqezi e dardan në çdo cep të botës.

