Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje nga pritja që i ka bërë këngëtarit me famë botërore, Kanye West, i cili sonte do të mbajë koncert në Tiranë.
Rama ka pritur West në zyrat e kryeministrisë, ku shihen në pjesë të ndryshime të qeverisë.
Koncerti ka shkaktuar debate në vend për shkak të financimit prej 4 milionë eurosh nga fondi rezervë i qeverisë për organizimin e tij.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Tiranës ka vendosur masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në zonën përreth autostradës Tiranë-Durrës. “Eagle Stadium” shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 mijë metrash katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës.

