Pakënaqësia e qytetarëve ndaj çmimeve të derivateve të naftës po vazhdon të rritet. Në rrjetet sociale, dhjetëra qytetarë kanë shprehur revoltën e tyre ndaj mënyrës se si po lëvizin çmimet në Kosovë, duke pretenduar se, ndryshe nga tregjet ndërkombëtare ku çmimet kanë shënuar rënie në periudha të caktuara, në vend çmimet vazhdojnë të rriten.
Në komentet e publikuara, qytetarët kritikojnë institucionet përgjegjëse, duke kërkuar më shumë transparencë dhe mbikëqyrje të tregut.
Njëri prej tyre shkruan:
“A ju vjen marre more kur bjen nafti krejt botën, ju veç ka 1 cent çdo 3-4 ditë e ulni, tash ka 5-6 cent në ditë po e rritni.”
Një qytetar tjetër ngre shqetësimin për dallimet e mëdha të çmimeve ndërmjet pikave të karburanteve:
“Në një pompë çmimi është 1.38, në tjetrën 1.48, e ju thoni çmimi maksimal është 1.52. Ju vetë po ua mundësoni me i rrit çmimet.”
Ndërsa një koment tjetër e përshkruan situatën si të paqartë:
“As në Afrikë s’ndodh si këtu, çdo ditë në lujtje çmimi.”
Komentet pasqyrojnë pakënaqësinë e një pjese të qytetarëve, të cilët kërkojnë sqarime nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë lidhur me arsyet e lëvizjes së çmimeve të derivateve dhe mekanizmat që përdoren për monitorimin e tregut.

