Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita, i ka dhënë fund aventurës në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, pasi u mposht me rezultat 3:2 nga Kauno Zalgiris në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Lituani, gjilanasit synonin kualifikimin para tifozëve të tyre, por nuk arritën të përmbysnin rezultatin ndaj skuadrës lituaneze.
Pavarësisht eliminimit nga gara më prestigjioze evropiane për klube, Drita do ta vazhdojë rrugëtimin në arenën ndërkombëtare, duke garuar në raundin e ardhshëm të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.
Bardhekaltërit tashmë do të përqendrohen te sfidat e reja evropiane, me synimin për të vazhduar përfaqësimin e denjë të futbollit kosovar.

