Kamenica bëhet qendra e argëtimit në Anamoravë këtë verë me edicionin e radhës të Kamenica Summer Fest 2026. Organizatorët kanë publikuar agjendën e aktiviteteve, e cila premton ditë të mbushura me sport, aventurë, kulturë dhe atmosferë festive.
Festivali nis nesër në Lugun e Verdhë, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shijojnë aktivitete si climbing dhe zipline, ndërsa programi do të vazhdojë me ngjarje të ndryshme për të gjitha moshat.
Përmbyllja e festivalit do të shoqërohet me spektakël fishekzjarresh, si një dedikim i veçantë për bashkatdhetarët që gjatë verës rikthehen në vendlindje.
Me moton për një verë të paharrueshme, Kamenica Summer Fest 2026 synon të krijojë momente të veçanta për qytetarët, vizitorët dhe mërgatën.

