Spitali i Përgjithshëm Gjilan ka filluar realizimin e projektit për rregullimin e parkingut dhe zgjerimin e hyrjes kryesore.
Investim i rëndësishëm që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qasjes për pacientët, vizitorët, autoambulancat dhe stafin.
Ky projekt do të mundësojë shtimin e hapësirave për parkim, qarkullim më të sigurt të automjeteve dhe këmbësorëve, si dhe funksionalizimin më efikas të hyrje-daljeve në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.
Përmirësimi i infrastrukturës është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të menaxhmentit për krijimin e kushteve sa më të mira për pacientët, familjarët e tyre dhe personelin shëndetësor.
Menaxhmenti i Spitalit të Gjilanit mbetet i përkushtuar që përmes investimeve infrastrukturore të ofrojë shërbime sa më efikase, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për të gjithë.
Gjatë kësaj faze të punimeve, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, pasi mund të ketë ndryshime të përkohshme në qarkullim dhe në shfrytëzimin e hapësirave të parkimit.
Ju lusim të respektoni sinjalistikën e vendosur dhe udhëzimet e personelit, në mënyrë që punimet të zhvillohen sipas planit dhe pa pengesa.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.

