Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me DRITËN që shkon në pushim në disavantazh 0:1 ndaj mysafirëve.
Skuadra gjilanase pati disa momente premtuese në fazën sulmuese, por nuk arriti t’i konkretizojë rastet e krijuara. Loja e zhvilluar nga bardhekaltërit ishte nën pritshmëri, me pak ritëm dhe mungesë të qartësisë në fazën përfundimtare, ndërsa mysafirët shfrytëzuan një nga mundësitë e tyre për të kaluar në epërsi.
Në pjesën e dytë, DRITA do të kërkojë reagim dhe përmbysje për të mbajtur gjallë shpresat para tifozëve të saj.

