Në minutat e vazhdimeve vjen goli i shumëpritur për Dritën. Jorgo Plumbi shënon për 1-1 pas një aksioni të bukur të nisur nga Ovuka, duke ndezur shpresat e gjilanasve për vazhdim të aventurës evropiane.
Një moment i madh karakteri nga skuadra e Zekirija Ramadanit, e cila nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehet në lojë në kohën më të rëndësishme. Ndeshja tashmë shkon në vazhdime me gjithçka të hapur.

