Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas rikonfirmimit të tij në krye të partisë nga Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi publik, Osmani e cilësoi rizgjedhjen e Abdixhikut si një fitore me peshë të veçantë, duke shkruar:
“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”
Mesazhi i saj vjen pas rizgjedhjes së Abdixhikut në krye të LDK-së, duke i uruar suksese në mandatin e ri.

