Për herë të parë në Kosovë, Ministria e Mjedisit po teston sistemin e rikthimit të shisheve të plastikës dhe aluminit. Si pjesë e këtij projekti pilot është përzgjedhur Sunny Hill Festival, ku do të testohet funksionimi i këtij sistemi në praktikë. Kjo po mundësohet me mbështetjen e kompanisë Norvegjeze “Tomra”.
Ftoj të rinjtë që janë pjesë e festivalit ta përdorin sa më shumë këtë sistem dhe të bëhen pjesë e këtij testi të rëndësishëm.
Së bashku mund të tregojmë se Kosova është gati të hyjë, hap pas hapi, në një kapitull të ri të menaxhimit të mbeturinave dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Në përfundim të festivalit, do të ndahen certifikata mirënjohëse për pjesëmarrësit që kanë kontribuar më së shumti në riciklim, si një vlerësim për angazhimin e tyre në mbrojtjen e mjedisit.

