Sot ecëm për Petritin🤍
Malli ishte aty e aty ishin edhe kujtimet.
Poezia më poshtë, që u nda me ne sot gjatë ecjes, nga babai i Petritit:
Në Shtegun e Petritit
Një ecje me emër,
Për Petritin, me zemër.
Në shoqërim të babës e nanës,
Në shtegun e dashur të Roganës.
Të rinj e të reja, bashkë dhe me Yllkën,
Takohen në Fungishta,
Drejt shtegut marshojnë,
Në çdo hap Petritin kujtojnë.
Me hapa të ngadaltë,
Gjurmët e tij përshkojnë;
Në zemër kujtime të reja,
Shtegun e Roganës e nderojnë.
Shtegu i Petritit – emër i ri,
Bashkon Roganën e mbarë këtë nahí.
Të rinj e të moshuar ecin e vrapojnë,
Me krenari Petritin përherë kujtojnë.
Si sot, para një viti, alpinët marshuan,
Në këtë shteg me dashuri ecën e u bashkuan.
Në ditën e parë të gushtit të sivjetshëm,
Kujtimi për Petritin bëhet i përjetshëm.
Nuk është veç shteg në mal e në gur,
Por udhë e kujtesës që mbetet përherë.
Sa herë mbi këto shtigje hapat do të jehojnë,
Emrin e Petritit me nder do ta kujtojnë.
Brezat që do vijnë këtë shteg do ta ndjekin,
Me dashuri e respekt emrin do ta thërrasin.
Sepse njerëzit ikin, por veprat nuk treten –
Në Shtegun e Petritit kujtimet mbeten.
Xhevdet Kallaba, Roganë, 1 gusht 2026

