Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka vlerësuar atmosferën e jashtëzakonshme të krijuar gjatë mbrëmjes së Stand Up Comedy, e cila mblodhi një numër të madh qytetarësh në platonë e Shtëpisë së Kulturës.
Sipas tij, humori dhe energjia pozitive mbushën sheshin me buzëqeshje, duke e shndërruar mbrëmjen në një nga aktivitetet më të veçanta të verës në kuadër të organizimeve kulturore në Kamenicë.
Rahimaj shprehu mirënjohje për artistët Avni Shkodra, Ernest Zymberi, Rron Gjinovci dhe Lul Raka, të cilët me performancat e tyre dhuruan momente të paharrueshme për publikun.
“Faleminderit Avnisë, Ernestit, Rronit dhe Lulit për humorin, energjinë dhe emocionet që sollën në Kamenicë. Mbrëmje të tilla e bëjnë qytetin tonë edhe më të gjallë dhe më atraktiv për të gjithë qytetarët,” theksoi Rahimaj.

