Kamenica sonte bëhet qendra e adhuruesve të veturave! Car Night Show sjell një mbrëmje të mbushur me makina unike, motorë të fuqishëm, adrenalinë, muzikë dhe atmosferë spektakolare.
Të gjithë pasionantët e automobilizmit dhe vizitorët janë të ftuar të bëhen pjesë e këtij eventi, ku do të ekspozohen vetura të veçanta dhe do të krijohen momente të paharrueshme.
Mos e humbisni! Sonte, Car Night Show ju pret në Kamenicë për një natë plot emocion dhe spektakël.

