Në 25-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Rahim Beqiri – Komandant Roki, kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, bëri homazhe dhe nderoi figurën e njërit prej luftëtarëve që dha jetën për lirinë e Kosovës.
Rahimaj theksoi se sakrifica e Komandant Rokit mbetet simbol i atdhedashurisë, guximit dhe përkushtimit ndaj lirisë, duke shtuar se kujtimi për të dhe për të gjithë dëshmorët është obligim moral dhe kombëtar.
“Sot, me mirënjohje e respekt, kujtuam dhe nderuam figurën e dëshmorit Rahim Beqiri – Komandant Roki. Sakrifica e tij mbetet një dëshmi e dashurisë për atdheun dhe një amanet që të mos e harrojmë kurrë çmimin e lirisë”, u shpreh Rahimaj.
Në këtë përvjetor, ai shprehu mirënjohjen e përhershme për veprën dhe flijimin e Komandant Rokit, duke përmbyllur mesazhin me nderimet më të larta për të gjithë ata që ranë për lirinë e vendit.
Lavdi dëshmorit Rahim Beqiri – Komandant Roki! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

