Kompania Globi ka dëshmuar edhe një herë përgjegjësinë e saj sociale dhe përkushtimin ndaj komunitetit, duke kontribuar në rregullimin e oborrit të Xhamisë së fshatit Miresh.
Përmes një njoftimi publik, Xhamia e Mireshit ka shprehur mirënjohje të veçantë për kompaninë Globi, e cila ka dhuruar pa pagesë kubzat për shtrimin e një pjese të oborrit, si dhe për kompaninë Geni Dekor, e cila është zotuar që punimet e shtrimit t’i realizojë pa asnjë kompensim.
Ky gjest i dy kompanive është vlerësuar si një shembull i solidaritetit dhe kontributit për të mirën e përbashkët, duke treguar se bashkëpunimi mes bizneseve dhe komunitetit sjell vlera të qëndrueshme.
Në mesazhin e falënderimit thuhet:
“Me mirënjohje të thellë falënderojmë kompaninë Globi për dhurimin pa pagesë të kubzave për rregullimin e një pjese të oborrit të xhamisë sonë, si dhe kompaninë Geni Dekor për gatishmërinë që punimet e shtrimit t’i realizojë falas. Allahu ju shpërbleftë me të mira, ju dhëntë bereqet në familjet, shëndet dhe mbarësi në punën tuaj.”
Një shembull i bukur se si bizneset vendore mund të japin kontribut të çmuar në projekte me rëndësi për komunitetin dhe jetën fetare.

