Nxënësja e klasës së III-të nga Komuna e Gjilanit, Onea Kurteshi, ka shënuar një sukses të rëndësishëm në garën ndërkombëtare Neo Science, e cila po mbahet në New York, SHBA.
Duke konkurruar me nxënës nga vende të ndryshme të botës, Onea, arriti të renditet ndër më të mirat, duke fituar dy medalje:
🥈 Vendin II në Shkencat Natyrore
🏅 Vendin IV në Matematikë
Ky rezultat përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme dhe dëshmon nivelin e lartë të njohurive, talentit dhe përkushtimit të saj në fushën e arsimit.
Suksesi i Onea Kurteshit është një lajm i mirë për Gjilanin dhe Kosovën, duke treguar se nxënësit tanë mund të konkurrojnë me dinjitet dhe sukses edhe në garat më prestigjioze ndërkombëtare.
Urime Oneas për këtë arritje të madhe dhe suksese edhe në sfidat e ardhshme në përfaqësimin e Republikës./Radio Star/

