Kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka dërguar ftesë partive politike, PDK-së, LDK-së e Aleancës për takim lidhur me formimin e instituconëve.
Ftesën e pranuar nga Kurti e kanë konfirmuar për teve1.info nga Aleanca.
Kushtrim Xhemajli nga kjo parti tha se ftesën e kanë pranuar sot.
Ftesa për takim vije pak ditë para mbajtës së seancës konstituive të Kuvendit.
Nga partitë politike, LDK ka shprehur qëndrim se është e interesuar për bashkëpunim, ndërsa nga PDK kanë thënë se do të qëndrojë në opozitë.
Kurse, Aleanca ka thënë se do të qëndronte në sallë për votimin e presidentit nëse poltësohet gjashtë kërkesat e saj.

