Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të projektit “Rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugës rajonale R124”.
Projekti përfshin rehabilitimin dhe asfaltimin e segmentit rrugor Shipashnicë – Desivojcë – Terstenë, në komunën e Kamenicës.
Ceremonia e përurimit do të mbahet sot, duke filluar nga ora 10:00, në segmentin e përfunduar të kësaj rruge rajonale./Arbresh.info

