Më shumë se 24 orë pas shpërthimit që ndodhi në rrugën “Lufta e Gjilanit 44” në Gjilan, vetura e përfshirë në ngjarje vazhdon të qëndrojë në vendin e ngjarjes.
Autoritetet kompetente janë duke zhvilluar hetime intensive për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit, nga i cili mbetën të lënduar dy persona. Zona vazhdon të jetë nën vëzhgimin e hetuesve, ndërsa priten informacione shtesë lidhur me rastin.
Policia dhe organet e tjera përgjegjëse kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim./radiostargjilan/

