Asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Gentrit Murseli, ka ngritur shqetësim lidhur me një plan për hapjen e një deponie të re të mbeturinave në Velekincë.
Përmes një publikimi, Murseli ka deklaruar se në këtë deponi synohet të grumbullohen mbeturinat e 12 komunave të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një lajm shumë të keq për qytetin e Gjilanit.
“Po përgatitet plani për hapjen e një deponie të re të mbeturinave në Velekincë. Po dojnë me na sjellë në Gjilan mbeturinat e 12 komunave të Kosovës”, ka shkruar Murseli.
Ai ka kundërshtuar publikisht këtë plan, duke theksuar se një vendim i tillë, sipas tij, nuk duhet të lejohet.
“Kjo nuk tolerohet! Kjo nuk do të ndodhë!”, ka përfunduar Murseli./Radio Star/

