Albi Mall Superliga rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së parë, duke sjellë përballje që pritet të tërheqin vëmendjen e tifozëve të futbollit kosovar.
Në ora 16:30, në fushë zbresin Drita dhe Llapi, në një duel që pritet të jetë i luftuar që nga minuta e parë.
Ndërsa në ora 19:00, vëmendja zhvendoset te përballja Prishtina – Ballkani, një tjetër sfidë e rëndësishme e javës së parë.
Programi i sotëm:
16:30 – Drita – Llapi
19:00 – Prishtina -Ballkani
Dy ndeshje, katër skuadra dhe pikët e para në garën për një edicion sa më të suksesshëm në Albi Mall Superligë.

